Politika e Privatësisë
Kjo politikë e privatësisë është një rregullore e brendshme e dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit për të marrë informacione rreth praktikave tona të privatësisë dhe tu ndihmojmë atyre të kuptojnë zgjedhjet e tyre rreth privatësisë kur e përdorin webfaqen dhe shërbimet tona.
AutoNet LLC (në tekstin e mëtejmë si “AutoNet”) është një kompani e themeluar në pajtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë.
AutoNet mbledh informata të caktuara lidhur me përdoruesit e platformës online www.bidautonet.com në pajtim me Ligjin Nr 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të gjitha të dhenat personale të përdoruesve, Autonet do ti mbledh, përdorë dhe do ti mbrojë vetëm për qëllime të biznesit të vet në mënyrë të sinqertë, të drejtë dhe ligjore
Mbledhja e të Dhënave dhe Informatave të Përgjithshme
Webfaqja e AutoNet do të mbledh të dhëna dhe informacione të përgjithshme cdo herë kur subjektet e të dhënave qasen në webfaqe. Këto të dhëna dhe informacione të përgjithshme do të ruhen në server dhe perfshijnë:
- Për personat fizik: emri, numri personal, adresa, numri I telefonit, e-mail adresa, llogaria bankare;
- Për Bizneset: Emri I regjistruar, Numri I regjistrimit të biznesit, emri dhe numri personal I pronarit, adresa, numri I telefonit, e-mail adresa, llogaria bankare e biznesit.
Për të ofertuar në platformën e ankandeve ju duhet të dërgoni kopjen e dokumentit të identifikimit dhe Certifikatën e Regjistrimit (për bizneset)
AutoNet NUK do të mbledh të dhëna personale senzitive.
Regjistrimi, Qasja dhe Përmirësimi
Regjistrimi I subjektit të të dhënave në platformë bëhet duke shënuar të dhënat personale në mënyrë vullnetare.
Personat e regjistruar janë të lirë të kenë qasje në të dhënat e tyre, t’i përmirësojnë ato ose të kërkojnë që ato të fshihen tërësisht nga databaza e Autonet përderisa një gjë e tillë është e lejuar me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Për këto qëllime E-mail adresa në vijim është në dispozicion të subjektit të të dhënave: Info@bidautonet.com
Pse i mbledhim të Dhënat Personale?
AutoNet I mbledh, përdor dhe përpunon të dhëna personale të nevojshme për ushtrimin e biznesit sic janë:
- Si pjesë e performimit të një kontrate në të cilën subjekti I të dhënave është palë kontraktuese.
- Për arsye të pajtueshmërisë me obligimet ligjore,
- Që interesat legjitime të kompanisë tonë të jenë në gjendje të funksionojnë si një kompani online.
- Për t’ju siguruar shërbime përkatëse pasi kemi marrë pëlqimin tuaj,
- Për të optimizuar performancën e shërbimeve tona,
Prandaj, AutoNet do të analizojë në mënyrë anonime të dhënat dhe informatat e mbedhura statistikore me qëllim të ngritjes së nivelit të mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave.
Në disa raste, ne jemi të obliguar nga ligji që të dhënat tuaja ti shpërndajmë me palë të jashtme të cilëve kemi obligim ligjor t’iu transferojmë të dhëna personale.
Cookies
Platforma online www.bidautonet.com përdor cookies në disa faqe të platformës.
Mundësia e Kontaktit Përmes Webfaqes
Webfaqja e Autonet përmban informacione të cilat mundësojnë kontakt të shpejtë elektronik me kompaninë tonë, si dhe komunikim direkt me ne, duke përfshirë edhe postën elektronike (e-mail adresa). Nëse subjekti i të dhënave e kontakton AutoNet-in përmes e-mail adresës ose përmes “contact form”, të dhënat personale të transmetuara nga subjekti i të dhënave do të ruhen automatikisht.