Importi i veturave në Kosovë gjatë vitit 2024
Tregu i veturave në Kosovë vazhdon të jetë dinamik, me një kërkesë të lartë për automjete moderne, të sigurta dhe ekonomikisht të përballueshme. Çdo vit, mijëra vetura të reja dhe të përdorura hyjnë në vend për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
AutoNet, duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga “Open Data – Import 2024” të Doganës së Kosovës, ka realizuar një analizë të tregut.
Statistikat e importit për vitin 2024
Gjatë vitit 2024, në Kosovë janë importuar gjithsej 37,954 vetura, nga të cilat:
34,226 vetura të përdorura (90%)
3,728 vetura të reja (10%)
Zgjedhja e veturave të përdorura mbetet dominuese, kryesisht për shkak të balancit mes çmimit dhe cilësisë. Këto vetura ofrojnë teknologji të avancuar dhe gjendje të mirë teknike, pa kostot e larta që sjellin modelet e reja. Sa i përket origjinës, pjesa më e madhe e automjeteve të importuara vijnë nga Gjermania.
Legjislacioni dhe standardet e importit
Ligji për Automjete në Kosovë ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, me synimin për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar ndotjen. Kjo rregullore orienton tregun drejt veturave më të sigurta dhe më ekologjike.
Procesi doganor dhe sfidat aktuale
Kosova ofron një proces të strukturuar të zhdoganimit, i cili në përgjithësi garanton efikasitet dhe transparencë krahasuar me vendet e rajonit. Megjithatë, rivlerësimet vazhdojnë të jenë sfidë për qytetarët dhe bizneset, duke sjellë kosto shtesë dhe pasiguri në procesin e importit.
Importi i Veturave Elektrike dhe Hibride në Kosovë – 2024
Në vitin 2024, vetëm 1.5% e veturave të importuara në Kosovë ishin elektrike, ndërsa 6.69% ishin hibride. Në total, automjetet me energji alternative përbëjnë vetëm 8.19% të importeve – një përqindje dukshëm e ulët krahasuar me vendet e rajonit

Mungesa e politikave për veturat elektrike
Aktualisht, Kosova nuk ka ende një politikë të qartë për promovimin e veturave elektrike. Edhe pse veturat hibride përfitojnë nga lirimi i akcizës, mungesa e politikave stimuluese për veturat elektrike pengon zhvillimin e tregut dhe investimet në teknologji të gjelbër. Shumë vende të rajonit kanë filluar të ofrojnë masa të favorshme për këtë segment duke ndikuar drejtperdrejt ne rritjen e importit të veturave Elektrike.
Roli i AutoNet në tregun e veturave
AutoNet është platforma e parë online në Kosovë dhe rajon për blerjen e veturave nga Evropa, e themeluar në vitin 2019. Përmes teknologjisë dhe qasjes direkte në tregun me të madh evropian, AutoNet ka lehtësuar procesin e blerjes dhe importit të veturave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Me një fokus të qartë në digjitalizim, transparencë dhe efikasitet, AutoNet ka luajtur një rol kyç në modernizimin e tregtisë së veturave dhe në afrim të rajonit me tregun më të madh të automjeteve në Evropë./AUTONET/