Për herë të parë në Kosovë dhe rajon kompania AutoNet sjell platformën eletronike www.bidautonet.com cila i’u mundëson qytetarëve dhe bizneseve qasje në ankande online të veturave nga Bashkimi Evropian.
Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të ëndrrave në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë dhe të sigurtë.
Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi kjo platformë elektronike ofron një gamë të gjërë të veturave kryesisht të përdorura nga kompani evropiane përmes lizingut ku të njejtat pas një përdorimi prej 3-5 vitesh dalin në shitje.
Të gjitha këto vetura sipas Abazit publikohen në platformë duke ofruar të dhëna të plota dhe të sakta sa i përket gjendjes së veturave, kilometrazhës, historisë së serviseve duke përfshirë fotografi, raporte të inspektimit etj.
"Të gjitha këto detaje i mundësojnë klientëve të marrin të gjitha informacionet e nevojshme rreth veturës para se të bëjnë ofertën e tyre", ka theksuar Abazi.
Kompania AutoNet L.L.C. është themeluar me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila e ka vlerësuar si një ide inovative dhe si një risi për vendin tonë e cila pritet të hapë një kapitull të ri sa i përket shfrytëzimit të mundësive që ofron teknologjia informative duke ju mundësuar klientëve të bëjnë blerjet e veturave përmes një procesi të lehtë dhe të shpejtë.